Dekretohet ndalim qarkullimi në Bagdad pas manifestimeve të dhunshme
20/05/2016
Një ndalim qarkullimi u dekretua sot në Bagdad ku përkrahës të liderit shiit Moqtada Sadr depërtuan në zyrën e kryeministrit irakian që ndodhet në Zonën e Gjelbër në masa të larta sigurie.
Shumë persona janë plagosur kur hynë në Zonën e Gjelbër dhe të tjerë jashtë saj kur forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës kundër turmës për ta mbajtur jashtë këtij sektori ku qëndrojnë ambasadat dhe institucionet kryesore irakiane.
Forcat e sigurisë goditën gjithashtu me plumba por për momentin nuk ka informacione mbi numrin e saktë të të plagosurve as mbi natyrën e plagëve.


