Please enter at least 3 characters.

Deklarata ndryshe e Shaqirit pas ndeshjes ndaj Francës është shndërruar në sensacion medial (Foto)

2016/06/xhaki.jpg

Në ndeshjen ndërmjet Francës dhe Zvicrës nuk pati gola, mirëpo pati disa momente shumë interesante.

Katër fanella të shqyera dhe një top i shpërthyer. Granit Xhakës iu desh ta ndërronte dy herë fanellën, derisa edhe Admir Mehmedi dhe Breel Embolo patën të njëjtin problem.

LEXONI PO ASHTU:

Momenti kur Pogba ia shqyen fanellën Xhakës (Video)

Dhe për t’i dhënë një nuancë komike gjithë kësaj, shqiptari tjetër Xherdan Shaqiri ka dhënë një deklaratë mjaft interesante: “Shpresoj që Puma të mos prodhojë kondoma”.

GJITHASHTU LEXONI:

Pas Xhakës edhe Mehmedit i shqyhet fanella (Foto)

Një zëdhënës i Pumas ka thënë se pesë skuadrat tjera që i kanë fanellat e kësaj kompanie nuk kanë pasur kurrfarë problemi dhe se aktualisht janë duke e hulumtuar materialin e fanellave të Zvicrës.

Valon Behrami nga ana tjetër e shpërtheu topin që ishte prodhim i Adidasit, ndërsa kjo lë për të dëshiruar, pasi një top i tillë kushton 135 euro. /Telegrafi/

MOS E HUMBNI:Behrami shpërthen topin (Foto/Video)