Please enter at least 3 characters.

Dëgjojeni projektin “Me Motivet Tona” nga Rona Nishliu (Audio)

2016/01/rona.jpg

Rona Nishliu ka lansuar projektin e shumëpritur, “Me Motivet Tona”.

Ky projekt është cikli i fundit i hulumtimit dhe transformimit që Rona Nishliu ka aplikuar ndaj disa veprave klasike të muzikës qytetare shqiptare.

Çka filloi si kërkimi i saj personal i rrënjëve të trashëgimisë muzikore shqiptare përmes eksperimentimit si duo vokal dhe piano, tash është pjekur në një shfaqje muzikore që tejkalon përmbajtjen tradicionale përmes fuzionit me Jazz, Trip-hop dhe Soul, duke ofruar një përzierje unike dhe freskuese të tingujve të Ballkanit.

“Me motive tonat” zbërthen elementet etnike përmes lidhjeve me shkolla e tradita të ndryshme muzikore, si dhe duke eksploruar skemat e brendshme të këngëve tradicionale kombëtare.

“Me motive tonat” rimodelon arkitekturën e muzikës tradicionale shqiptare përmes kërkimit të vazhdueshëm për lidhjet me botën e sotme, ritrajton monumentet muzikore shqipe, dhe shtron pyetje mbi rolin kombëtar dhe shoqëror të muzikës dhe argëtimit. /Telegrafi/