Defekti në gyp lë pa ujë lagjen “Dardania” në Gjilan
14/08/2026
KRU “Hidromorava” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në lagjen “Dardania” në Gjilan.
Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar nga një defekt në gypin e ujësjellësit.
Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.
Sipas orarit të njoftuar nga KRU “Hidromorava”, ndërprerja pritet të zgjasë nga ora 11:00 deri në 12:00./Telegrafi/


