Please enter at least 3 characters.

Defekt në ujësjellës, disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë

2023/07/defekti.jpg

Rrugët “Bajram Bahtiri” dhe “Tomori” si dhe fshatrat Llukar dhe Makovc kanë mbetur sonte pa ujë për shkak të një defekti që ka ndodhur para mbrëmjen e së hënës në rrugën “Bajram Bahtiri”, Prishtinë.

Në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina thuhet se punimet në korrigjimin e këtij defekti janë ndalur për shkak të rrezikut të madh që është shkaktuar në këtë zonë nga shembja e dheut.

Bëhet e ditur se punimet do të vazhdojnë nesër (e martë) në orët e hershme të mëngjesit.