Please enter at least 3 characters.

Declan Rice ëndërronte të kthehej te Chelsea – zbulohet arsyeja pse ai përfundoi në Arsenal

2023/07/rice-1.png

Declan Rice iu bashkua Arsenalit për 122 milionë euro nga West Ham United.

Sipas Daily Mail, mesfushori ëndërroi një rikthim te Chelsea qysh prej shumë vitesh.

Anglezi u paraqit për akademinë e Bluve deri në moshën 14-vjeçare dhe është një tifoz i klubit.

Rice mendoi se përfundimisht do të nënshkruante për Blutë. Megjithatë, pronësia e Todd Boehlyt nënkuptonte se "gjërat u kthyen në një drejtim tjetër".

Graham Potter thuhet se donte që Blutë të nënshkruanin me anglezin para Enzo Fernandez, por Chelsea e transferoi argjentinasin.

Për më tepër, largimi i Mason Mount, mikut të fëmijërisë së Rice, ka përmbysur gjithashtu peshoren në favor të kalimit në Arsenal. /Telegrafi/