Debutim ideal për Armando Brojën, asist pas vetëm 5 minutash me Burnleyn
26/08/2025
Armando Broja e nisi në mënyrë perfekte aventurën e tij me Burnleyn, duke u bërë protagonist vetëm pas pesë minutash në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Derby County.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua për herë të parë si titullar me skuadrën e re, pasi në dy përballjet e para të kampionatit nuk ishte përfshirë fare në listën e ndeshjes.
Në minutat e para, 23-vjeçari mori një top brenda zonës, manovroi me shkathtësi dhe shërbeu një asist të saktë për Aaron Ramsey, i cili realizoi golin e avantazhit.
Pas transferimit të tij këtë verë nga Chelsea për shifrën e 25 milionë eurove, Broja ka dhënë menjëherë sinjale pozitive, duke treguar se mund të jetë një vlerë e shtuar për Burnleyn në sezonin aktual. /Telegrafi/


