Please enter at least 3 characters.

De Gea po mendon të marrë një vendim befasues për të ardhmen e tij

2024/07/Screenshot-2024-07-14-141957.jpg

David De Gea vazhdon të mbetet një portier i lirë që nga qershori i vitit të kaluar.

Portieri spanjoll është larguar nga Manchester United vitin e kaluar dhe që nga ajo kohë ai nuk ka gjetur një klub të ri.

33-vjeçari ka pasur disa kërkesa, por pa arritur marrëveshje me ndonjë klub për nënshkrimin e ndonjë kontrate.

Sipas informacioneve të dhëna nga Jamie Jackson, pas më shumë se një viti pa skuadër dhe pa luajtur një ndeshje zyrtare, De Gea po vlerëson seriozisht mundësinë e përfundimit të karrierës nëse nuk merr një ofertë bindëse në afatin kalimtar të verës.

Interesim për portierin spanjoll ka shprehur skuadra italiane Como, ku aty do ta gjente bashkëkombësin e tij Cesc Fabregas në rolin e trajnerit.

Ndërkohë një opsion tjetër për De Gean është edhe gjiganti turk Fenerbahce, me trajnerin Jose Mourinho që po e kërkon atë.

Megjithatë spanjolli është gati të marrë vendimin për përfundimin e karrierës nëse ofertat nuk janë bindëse. /Telegrafi/