Please enter at least 3 characters.

Davis shkëlqen me 50 pikë, Lakers mposhtin edhe Minnesotan

2019/12/EvZbCEqGRv6dX8DpkC3Ivw.2560_Anthony-Davis.jpg

Los Angeles Lakers kanë marrë edhe fitoren e katërt radhazi në NBA.

Skuadra nga Kalifornia është rikthyer të luaj në Staples Center pas tri ndeshjeve në udhëtim dhe ka mposhtur MinnesotaTimberwolves.

Lakers ishin më të mirë qënga çereku i parë dhe në fund triumfuan me 17 pikë diferencë 142:125.

Anthony Davis ishte i pandalshëm në këtë sfidë duke shënuar 50 pikë, pati shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që e përfundoi ndeshjen me 'Double-double' prej 32 pikëve e 13 asistimeve.

Karl Anthony Towns ishte më efikasi tek mysafirët me 19 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Lakers vazhdojnë ta mbajnë pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit me 21 fitore e tri disfata. /Telegrafi/Rezultatet:

Charlotte - Atlanta 107:122

Miami - Chicago 110:105

Philadelphia - Toronto 110:104

Washington - LA Clippers 119:135

Dallas - Sacramento 106:110

Portland - Oklahoma City 96:108

LA Lakers - Minnesotta 142:125