Please enter at least 3 characters.

Daut Haradinaj nuk do të kandidojë për kryetar të Deçanit, AAK propozon Bashkim Ramosajn

2017/08/daut-haradinaj.jpg

Kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Deçanit, në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtën e sivjetme, nuk do të jetë Daut Haradinaj.

Dega në Deçan e AAK-së sot i ka dhënë mbështetje Bashkim Ramosajt për kandidaturën e tij për kryetar të kësaj komune. Kështu ka bërë të ditur deputeti i këtij subjekti, Daut Haradinaj.

“Të gjitha strukturat e degës së AAK-së në Deçan sot i dhanë mbështetje të fuqishme kandidaturës së Bashkim Ramosajt për Kryetar të Komunës së Deçanit.Dega e AAK-së në Deçan është si asnjëherë e strukturuar dhe e fuqishme ku fitorja e radhës është e padiskutueshme.Ju priftë e mbara Bashkim Ramosaj drejt fitores dhe të gjithë asambleistëve në listë!Deçani pret shumë prej teje mbështetja nuk do të mungon.Urime Deçan!” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/