Please enter at least 3 characters.

Dasmë në Ferma VIP 3 - Iliri dhe Mimoza shkëmbejnë puthje në buzë

Ka mbetur vetëm një ditë nga finalja e madhe e edicionit të tretë të Ferma VIP.

E para përfundimit të këtij edicioni, ka ndodhur një celebrim në fermën e famshme.

Balerini Ilir Shaqiri dhe poetja Mimoza Ahmeti janë kurorëzuar në kuadër të lojës.

Gjatë betimeve për njëri-tjetrin, ata shkëmbyen puthje në buzë, duke e bërë momentin edhe më interesant.

Më pas balerini e ka mbajtur në krah dhe janë hedhur bashkë në pishinë, ku po ashtu nuk munguan as puthjet e përqafimet mes tyre.

Në finale krahas tyre janë edhe: Elvis Pupa, Soni Malaj dhe DJ Bujaka.

Të hënën përfundon edicioni i tretë, i cili nisi më 27 mars nën moderimin e Arbana Osmanit. /Telegrafi/