“Dasma mos t'i pengojë askujt hiç, këngëtarët kënduan në shenjë respekti pa pagesë”, Anita Haradinaj reagon pas kritikave
Në një intervistë të fundit, Anita Haradinaj, ka folur për reagimet në rrjete sociale lidhur me dasmën e familjes së saj, duke i cilësuar kritikat si të padrejta dhe të panevojshme.
Ajo tha se nuk i kushton vëmendje gjuhës denigruese në internet dhe se familja e saj gjithmonë ka treguar respekt ndaj njerëzve, duke theksuar se suksesi apo gëzimet e të tjerëve nuk duhet të shihen me negativitet.
Haradinaj u ndal edhe te pjesëmarrja e këngëtarëve në dasmën e Luan Haradinajt, duke sqaruar se ata kanë performuar pa pagesë.
Ajo shtoi se pjesëmarrja e tyre ishte thjesht shenjë respekti dhe miqësie, jo përfitimi financiar.
“Dasma mos t’i pengojë askujt hiç. Na kanë nderu dhe respektu të gjithë njerëzit që me të vërtetë janë dashamirës. Hiç këto profilet fallco dhe mercenarët e komenteve prej rrjeteve sociale. Përndryshe të tjerët njerëz na kanë respektu, nderu dhe uru. Të gjithë njerëzit ka qenë dhuratë, mirënjohje e sakrificës së familjes dhe babës së djalit. Ne kemi pas problem me këngëtarët që kanë shpreh dëshirë, qoftë edhe për një këngë, të jenë pjesëmarrës”, tha Haradinaj.
Ajo shtoi gjithashtu: “Më vjen keq për mendësinë e njerëzve të tillë, por nuk dua t’u jap vëmendje… kam punuar 25 vjet në lajme dhe vij nga një familje e mirë”.
Sa i përket politikës, Haradinaj u shpreh shkurt se e sheh atë si një fushë krijuese dhe theksoi se është pajtuar me faktin që tani është koha e brezave të rinj. /Telegrafi/


