Please enter at least 3 characters.

Dardan Berisha ‘mbret’ i kryeqytetit

2016/01/dardan-berisha-lsquo-mbret-rsquo-i-kryeqytetit_hd.jpg

Kuvendi Komunal i Prishtinës, të martën mbrëma në ‘Sirius’, ka bërë shpalljen e laureatëve më të mirë për vitin 2014.

Pjesë të kësaj ceremoninë festive, e fundit për ketë vit që organizohet nga Komuna e Prishtinës, ishin zyrtarët të lartë të kryeqytetit, sportistë të ndryshëm, e njerëz të shumtë të botës së sportit.

Ceremoninë festive të shpalljes së më të mirëve e bëri kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

I pari i kryeqyteti pasi falënderoi të pranishmit tha se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të përkrah zhvillimin e sportit në kryeqytet. Ai theksoi se në Kosovë është vështirë të jesh sportistë për shkak të kushteve të vështira që ekzistojnë në vendin tonë, por ai premton se do të jetë në gjithnjë në përkrahje të sportistëve. Ahmeti bëri të ditur se në vitin 2015 buxheti për sport është dyfishuar.

“Në vitin 2015 e kemi dyfishuar buxhetin duke e përfshirë këtu subvencionet që jepen për sportist. Jam takuar më shumicën prej jush, kemi diskutuar për përmirësimin e infrastrukturës në Komunën e Prishtinës. Më të vërtetë Prishtina duhet të jetë udhëheqës për sport dhe vitin e ardhshëm duhet të mendojmë edhe stratigjikisht se cilat sporte mund të jenë kampion jo vetëm në Kosovë, por tash pas lajmit për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtare, vetëm sa shtohen përgjegjësit tona për të ndihmuar sportistët që do të na prezantojnë në Lojërat Olimpike në vitin 2016”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se Komuna e Prishtinës ka nënshkruar një marrëveshje me Komitetin Olimpik të Kosovës për të ndihmuar me bursa ata sportistët që do ta përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike ‘Baku 2015’ dhe ‘Rio 2016’.

Ahmeti e quajti të suksesshëm vitin 2014, por ai mendon se viti i ardhshëm mund të jetë edhe më suksesshëm. Njeriu i parë i Komunës së Prishtinës, si ngjarje të rëndësishme në vitin që po lëmë pas përmendi prezantimin e Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike si dhe rezultatet e hendbollistëve të Prishtinës.

Në një konkurrencën të fortë, epiteti i sportistit të vitit 2014 në kryeqytet i takoi basketbollistit të Sigal Prishtinës, Dardan Berishës, i ndjekur nga notarja Rita Zeqiri, futbollisti Fuad Karabegu, basketbollistja Donika Rexhepi, futbollistja Qëndresa Krasniqi, automobilisti Blerand Hasanaj, mundësi Dardan Syla, futbollisti Driton Krasniqi, hendbollisti Florim Hoxha dhe notari Lum Zhavelli.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka zgjedhur edhe pesë shpresat e vitit: Donjeta Sadiku KBox Gollaku, Drilon Syla KM Prishtina, Eda Zeqiri KN Sep, Era Janjeva KPP Prishtina dhe Pranvera Ferataj KHF Prishtina.

Ndërkaq, klubi më i suksesshëm u zgjodh Sigal Prishtina, kampione e Kosovës dhe fituese e Kupës së Kosovës. Punëtori sportive Besim Hasani, president i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), trajneri më i suksesshëm Sunaj Keç ish trajner i Hajvalisë, gjyqtari më i mirë Genc Nuza, kurse veterani i vitit u zgjodh Anton Cena.

Trajneri më i suksesshëm në vitin 2014, Sunaj Keçi, i cili drejtoj KF Hajvalinë, pasi falënderoi Komunën e Prishtinës për çmimin që i ndau, tha se është i kënaqur me rezultatet dhe performancës e ish skuadrës së tij në vitin që është në ikje.

“Falënderoi Komunën e Prishtinës që me ka zgjedh si trajner të vitit 2014. Me klubin Hajvalia kemi pasur vështirë nga ana e pikëve, por me punë të madhe si nga kryesia dhe lojtarët, të cilët kanë dhënë 100 qindëshin e vet, kemi arrite që gjatë kampionatit të jemi në vendin e katërt, kurse ishim edhe në finalen të Kupës, ndërsa tash në fund të vitit jemi në vendin e dytë, dhe unë këtë e mendoj si sukses të madh të klubit të Hajvalisë”, ka thënë Keçi. /kp/