Please enter at least 3 characters.

Danimarka rivendos përkohësisht kontrollin kufitar me Suedinë

2019/11/AP_110705119532.jpg
760:"Danish customs officials stand ready at the Danish border to Sweden at on the Oeresund Bridge, Denmark on Tuesday, July 5, 2011. Denmark on Tuesday started a controversial plan to boost customs checks on its borders, deploying 50 additional customs officers at crossings with Sweden and Germany. Germany has led the opposition to the Danish initiative, warning that it violates the spirit, if not the principles, of Europe's visa-free Schengen agreement, which allows for the free movement of people and goods inside some 25 European nations. Denmark says the new customs plan, approved by Parliament last week, is needed to fight border-hopping criminals and illegal immigrants inside the Schengen zone. (AP Photo/POLFOTO, Martin Bubandt) DENMARK OUT
16:"ASSOCIATED PRESS

Danimarka do të rivendosë përkohësisht kontrollet në kufijtë e saj me Suedinë, pas një sërë krimesh të dhunshme në Kopenhagë për të cilat autoritetet daneze theksojnë se janë kryer nga autorë me origjinë suedeze.

Kontrollet gjashtëmujore, duke filluar nga e marta, do të bëhen në urën Oresund mes Kopenhagës dhe qytetit suedez të Malmos dhe gjithashtu në portet e trageteve.

Që nga shkurti, në Kopenhagë ka pasur 13 shpërthime.

Autoritetet besojnë se një shpërthim i 6 gushtit në Agjencinë e Taksave të Danimarkës “u krye nga kriminelët që kishin kaluar kufirin nga Suedia. Dy shtetas suedez janë në paraburgim”.

Ministri i Drejtësisë, Nick Haekkerup, është shprehur se një vrasje e dyfishtë e 25 qershorit, ku dy shtetas suedez u qëlluan për vdekje në periferi të Kopenhagës, ka qenë një përballje midis bandave nga Suedia”.

Të shtunën, përcjell ATSH, një djalë 15 vjeçar u qëllua për vdekje dhe një adoleshent tjetër u plagos rëndë në Malmo.