Please enter at least 3 characters.

Daniel Siad, agjenti francez i modeleve i lidhur me dosjet e Epstein gjendet i vdekur në Francë

Daniel Siad, 69 vjeç, një rekrutues modelesh francez i lidhur me Jeffrey Epstein, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Colombes, pranë Parisit.

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe pritet të kryhet autopsia.

Emri i Siadit përmendej shpesh në dokumentet e çështjes Epstein.

Daniel Siad

Një nga viktimat e Epstein ka deklaruar se ishte pikërisht Siad ai që e prezantoi me financierin e dënuar, duke e akuzuar se rekrutonte vajza të reja për t'ia prezantuar atij.

Siad i kishte mohuar këto pretendime dhe kishte thënë se nuk kishte dijeni për abuzimet e Epstein.

Në Francë, ai ishte gjithashtu nën hetim pas disa kallëzimeve për përdhunim, akuza që i mohoi vazhdimisht.

Avokatët e viktimave thanë se vdekja e tij ua ka mohuar grave mundësinë për të marrë përgjigje dhe drejtësi, pasi ai nuk arriti të merrej në pyetje nga autoritetet.

Rasti rikthen në vëmendje edhe vdekjen e një tjetër bashkëpunëtori të Epstein, Jean-Luc Brunel, i cili u gjet i vdekur në burg në Paris në vitin 2022, ndërsa vetë Jeffrey Epstein vdiq në një burg në New York në vitin 2019, në atë që autoritetet e cilësuan si vetëvrasje. /Telegrafi/