Please enter at least 3 characters.

Dana White thotë se është i mundur dueli ndërmjet McGregor dhe Cerrone

2019/01/DanaMcgregor-e1548102998881.jpg
222:"NEW YORK, NY - SEPTEMBER 20: Conor McGregor is held back by UFC President Dana White during the UFC 229 Press Conference at Radio City Music Hall on September 20, 2018 in New York City. (Photo by Steven Ryan/Getty Images)
12:"Getty Images

Conor McGregor është i gatshëm të kthehet në 'Tetëkëndësh', tre muaj pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229.

Irlandezi ka qëndruar jashtë kafazit që nga muaji tetor, kur pësoi humbje në meçin e tij rikthyes për titullin e UFC-së në kategorinë e peshave të lehta.

(Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Pas atij dueli, janë përmendur shumë emra si kundërshtarë potencialë të ‘The Notorious’, ndërsa ka pasur spekulime se ai mund edhe të pensionohet.

30-vjeçari gjithmonë e ka thënë se dëshiron një rimeç me yllin nga Dagestani, mirëpo kjo nuk pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Por, duelet ndaj Tony Ferguson, Al Iaquinta dhe Max Holloway, kanë qenë opsione shumë të mundshme. Ndërsa tash ka dalë një emër i ri.

(Foto: Sarah Stier/Getty Images/Guliver)

Donald ‘Cowboy’ Cerrone e mposhti Alexander Hernandezin me një nokaut spektakolar në raundin e dytë këtë fundjavë në kuadër të 'UFC Fight Night 139' dhe i bëri ftesë irlandezit për duel.

Ylli amerikan, i cili e fitoi meçin e tretë nga katër ndeshjet e fundit dhe konsiderohet si kundërshtar potencial i McGregorit.

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka pranuar se meçi është i mundshëm, edhe pse në dispozicion janë edhe shumë kundërshtarë tjerë.

(Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

"Gjithçka mund të ndodhë. Nëse ata e duan përballjen dhe tifozët dëshirojnë ta shohin, atëherë puna ime është ta realizoj", ka deklaruar White. /Telegrafi/