Please enter at least 3 characters.

Dalin testet për dëmtimin e Lionel Messit në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit

2019/04/GettyImages-1141766333-1.jpg
270:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 10: An injured Lionel Messi of Barcelona during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Manchester United and FC Barcelona at Old Trafford on April 10, 2019 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Tifozët e Barcelonës mund të marrin frymë lirishëm, pasi lëndimi i Lionel Messit në hundë dhe sy nuk është nuk është serioz.

Argjentinasi iu nënshtrua testeve të enjten pasdite në fushën e stërvitjes të Barcelonës ku u përjashtua mundësinë e një thyerje.

Messi do të jetë në dispozicion të Ernesto Valverde për ndeshjen e së shtunës kundër Huesca në El Alcoraz.

Lionel Messi . (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Lionel Messi gjatë pjesës së parë u përgjak në hundë dhe sy pas një përplasjeje me Chris Smallingun, qendërmbrojtësin e Manchester Uniteit.

Testet e së enjtes treguan se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar edhe pse Valverde pas ndeshjes tha që Messi nuk ndjehet mirë.

Messi . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Në çdo rast, Valverde mund të vendosë ta pushojë kapitenin e Barcelonës, së bashku me disa lojtarë të tjerë të rëndësishëm, përpara ndeshjes së dytë që zhvillohet të martën kundër Unitedit në Camp Nou. /Telegrafi/