Please enter at least 3 characters.

Daku heroi i Rubinit me dy gola të shënuar, shqiptari vazhdon me formë të shkëlqyer

18:"Nafis Sirazetdinov

Rubin Kazan ka regjistruar një tjetër fitore në Superligën ruse, duke mposhtur Sochin me rezultat 2-1.

Heroi i takimit ishte Mirlind Daku, i cili realizoi të dy golat për skuadrën vendase.

Sulmuesi kosovar kaloi Rubinin në epërsi që në minutën e 12-të, kur realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Golin e dytë, Daku e shënoi në minutën e 78-të pas një asisti të bukur nga Kabutov, duke e mposhtur portierin me një parabol të shkëlqyer.

Mysafirët arritën të ngushtonin rezultatin në minutën e 86-të, por ishte tepër vonë për të shmangur humbjen.

Rubin Kazan po kalon një formë mbresëlënëse në nisje të sezonit, me shtatë pikë nga tri ndeshjet e para.

Se ishte fantastik në këtë ndeshje, tregon edhe nota më e lartë e Dakut nga SofaScore tek të dyja skuadrat 8.0.

Mirlind Daku ka shënuar katër gola deri më tani, tre në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Rusisë, duke konfirmuar rolin e tij si një nga lojtarët kyç të ekipit. /Telegrafi/