Please enter at least 3 characters.

Dafina Zeqiri shfaq fizikun atraktiv nga pushimet krah DJ Geek

2023/01/collage-3-3-scaled.jpg

Ajo gjatë vitit të kaluar ka qenë një nga emrat më të angazhuar në tregun muzikor shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila solli këngë e bashkëpunime të shumta, gjersa nuk la anash as mbrëmjet e koncertet.

Bukuroshja, e ndjekur nga afro dy milionë njerëz në Instagram, së fundmi ka nisur pushimet.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Copa Copa” në këtë udhëtim është e shoqëruar nga i dashuri i saj, DJ Geek.

E njëjta kësaj radhe ka sjell disa fotografi në rrjete sociale, ku në njërën prej tyre shfaqet krah partnerit.

33-vjeçarja duket në formë të shkëlqyer me një palë bikini të zeza dhe një kapelë në kokë.

Veç kësaj, Zeqiri ditë më parë solli projektin e ri “Nafije” në bashkëpunim me DJ Geek, Young Zerkën dhe MC Kreshën. /Telegrafi/