Please enter at least 3 characters.

Dafina Zeqiri një fanse e "La Casa de Papel", publikon poza provokuese me bluzën e një prej personazheve

2019/07/67293378_304192140353778_2071486289447411829_n-e1563618808900.jpg

Tashmë është shfaqur episodi i parë e serialit shumë të ndjekur mbarëbotëror, "La Casa de Papel".

Ky serial është mjaft i ndjekur edhe nga shqiptarët, e ndërsa duket se përjashtim nuk bëjnë as figurat publike.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, ka treguar së fundmi se është fanse e këtij seriali, përmes disa pozave mjaft atraktive të publikuara në InstaStory.

Ajo kishte të veshur një bluzë të bardhë, e cila kishte të portretizuar një nga personazhet femra të serialit, Nairobin.

Ndërkohë në pjesën e poshtme, këngëtarja shqiptare shfaqet vetëm në të brendshme, duke vënë në pah këmbët e saj tërheqëse dhe tatuazhet e shumta përgjatë trupit.

Dafina po vazhdon të shijojë suksesin e këngës "Lule lule", të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Lumi B javë më parë, dhe është pritur shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/