Ç’veshën yjet në Javën e Modës në New York? Frymëzohuni nga ata për ngjarjen e radhës
12/09/2019
Muaji i modës ka filluar zyrtarisht dhe të gjithë sytë janë në pasarelat e famshme të kryeqyteteve të modës
Java e modës në New York ka filluar më 5 shtator dhe kemi parë pjesë nga koleksionet e sezonit pranverë-verë 2020.
Por përveç sfilatave, pamë edhe yjet që u shfaqën gjithë stil. E si mund të dukeshin ndryshe në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të modës?
Jemi të sigurt që edhe ju do të frymëzoheni nga veshjet e tyre. Këta janë disa prej yjeve që tërhoqën më shumë vëmendje në Javën e Modës në New York.


