Çun Lajçi me poezi prekëse dedikuar tragjedisë që tronditi Shqipërinë
Aktori i mirënjohur Çun Lajçi, ashtu si çdo shqiptar tjetër është zgjuar të martën me lëkundjet e dy tërmeteve në Shqipëri, që u ndjenë në mbarë trevat shquiptare, si dhe lajmin e hidhur për viktimat që shkaktoi.
Mes tragjedisë që ndodhi, por edhe solidaritetit që shqiptarët shprehën ndaj njëri-tjetrit, aktori i mirënjohur nuk i ka kursyer disa vargje për ngjarjen e sotme.
Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një poezi shumë prekëse, me titull "Shqipnisë sime t'luhatun", e cila i dedikohet tragjedisë të së martës.
Kjo është poezi e tij:Shqipnisë sime t'luhatunKur dridhesh tiNe s'bajmë gjumë ShqipniSe tutemi po vdesE rrajë jetimash mbesimTë duem edhe kur vërshoheshUjnashEdhe kur digjeshZjarreshEdhe kur mallkohesh neshKur luhateshDridhesh e përkundeshTërmeteshSi zogj t'futemi n'gjiE lutemiVetëm ti t'mos vdesNeS'bajmë gjumë kur ti dridheshSe veç Ty t'kemi Shqipni.
/Telegrafi/


