CS:GO: Dy lojtarët Yekindar dhe Buster largohen nga Virtus.Pro
Ekipi i Virtus.Pro ka lajmëruar se dy lojtarët e tyre Mareks "YEKINDAR" Gaļinskis dhe Timur "buster" Tulepov, janë vendosur në stol, dhe se ata janë të hapur për oferta.
Shkaku i largimit të yllit të ekipit ‘Yekindar’ siç duket ishte situata e fundit që po ndodh në mes të Rusisë dhe Ukrainës.
Lojtari kohë më parë kishte bërë të ditur, se qëndrimi i tij në ekipin e Virtus.Pro me bashkë lojtarët e tij nga Rusia ishte në dilema.
Yekindar i cili vjen nga Latvia, siç duket e pati të vështirë të vazhdojë rrugëtimin e tij me ekipin me lojtarët rus, pasi shumë organizatorë të ndryshëm filluan që të ndalojnë pjesëmarrjen e ekipeve dhe organizatave nga Rusia.
Ndërsa lojtari nga Kazakistani, Buster, siç duket është vënë në stol nga vetë ekipi, të cilët po kërkojnë një zëvendësim i cili i përshtatet më shumë stilit të tyre.
Nuk është e qartë se kush do t'i zëvendësojë dy lojtarët, por në njoftim thuhet gjithashtu se ekipi tashmë ka marrë vendimet për të ardhmen e listës dhe do të prezantojë lojtarët e rinj së shpejti.
/Telegrafi/


