Please enter at least 3 characters.

Crystal Palace triumfon në Ligën e Konferencës, vendos goli i Mateta

Crystal Palace është shpallur fitues i Ligës së Konferencës, pasi në finale e mposhti Rayo Vallecanon me rezultat minimal 1-0, në një ndeshje të fortë, me raste, por edhe me shumë duele të ashpra që sollën një numër të madh kartonësh të verdhë.

Rayo kisthe rastin më të mirë në pjesën e parë, kur Alemao rrezikoi seriozisht me një goditje të fortë brenda zonës (minuta 25), por topi shkoi ngushtë jashtë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 51-të, kur pas një aksioni të vazhdueshëm në zonë dhe një topi të kthyer, Jean-Philippe Mateta reagoi më shpejt dhe shënoi nga afërsia për 1-0, gol që në fund doli të ishte i mjaftueshëm për ta dërguar trofeun te ekipi anglez.

Rayo Vallecano u përpoq të reagojë pas pësimit, por Crystal Palace menaxhoi mirë epërsinë dhe mbrojti rezultatin deri në fishkëllimën e fundit.

Palace pati mundësi të thellojë epërsinë: në minutën e 56-të, Yeremy Pino goditi shtyllën nga një goditje e lirë, ndërsa pak më herët, në minutën e 57-të, Mateta u ndal nga një pritje spektakolare e portierit Augusto Batalla, i cili e mbajti Rayo-n në lojë deri në fund.

Me këtë fitore 1-0, Crystal Palace e mbyll sezonin me një triumf historik në Evropë, duke e fituar finalen falë golit të Matetas dhe një paraqitjeje solide mbrojtëse në minutat vendimtare. /Telegrafi/