Please enter at least 3 characters.

Cristiano Ronaldo: Manchester United nuk bëri asgjë, ne është dashur të shënojmë shumë gola

2018/11/GettyImages-1058893824.jpg
308:"TURIN, ITALY - NOVEMBER 07: Cristiano Ronaldo of Juventus celebrates with his teammates after he scores his sides first goal during the UEFA Champions League Group H match between Juventus and Manchester United at Juventus Stadium on November 7, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi pësoi humbje të papritur në pesë minutat e fundit kundër Manchester Unitedit.

Në minutën e 86-të Juan Mata barazoi rezultatin me një super gol gjersa me autogol, Alex Sandro tre minuta më vonë vulosi fitoren 2-1 të ekipit të Jose Mourinhos.

Epërsinë klubit italian ia dha Cristiano Ronaldo në të 66-tën minutë pas një pasimi të saktë të Leonardo Bonuccit.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

E pikërisht Ronaldo ka folur rreth takimit me ish-skuadrën, duke thënë se Djajtë e Kuq nuk luajtën shumë mirë dhe se Juve e ka merituar fitoren.

"Jam shumë i lumtur për golin, por jam pak i zhgënjyer me rezultatin", tha Ronaldo për Viasport duke shtuar se "Duhet ta kemi fituar lehtë këtë ndeshje".

"Është dashur të shënojmë tre, katër gola gjersa Manchester nuk bëri shumë, sipas mendimit tim".

"Ata krijuan dy gjysmë raste. Gjithmonë janë në kërkim të këtyre gjërave, por ne do të mësojmë nga gabimet tona dhe jemi ende në krye të grupit", tha portugezi.

Pas kësaj, Juventusi ka nëntë pikë dhe zë pozitën e parë të grupit gjersa dy më pak i Manchester United. /Telegrafi/