Please enter at least 3 characters.

Cristiano Ronaldo i pandalshëm, realizon tjetër eurogol në Arabinë Saudite

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka shënuar një tjetër gol mahnitës në Arabinë Saudite.

Vetëm një minutë pasi humbi penalltinë, portugezi i ngriti tifozët në këmbë me një supergol nga distanca.

Me një “raketë” të fuqishme, Ronaldo e la në gjumë portierin e Al Fateh për ta rikthyer epërsinë e Al Nassr (60’).

Për më shumë shikoni golin:



Ndërkohë, Al Nassr po fiton me rezultat 4-1, derisa Ronaldo edhe ka asistuar te goli i dytë i Joao Felixit./Telegrafi/