Please enter at least 3 characters.

Crespo: Messit nuk i duhet Kupa e Botës për t'u konsideruar lojtar i madh

2018/06/lionelmessu-1-e1529522670965.jpg
205:"BRONNITSY, RUSSIA - JUNE 19: Lionel Messi of Argentina arrives prior a training session at Stadium of Syroyezhkin sports school on June 19, 2018 in Bronnitsy, Russia. (Photo by Gabriel Rossi/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi nuk ka nevojë ta fitojë Kupën e Botës për t'u konsideruar si lojtari më i mirë në histori - ka thënë Hernan Crespo.

Superylli argjentinas nuk e ka nisur mirë Kampionatin e sivjetmë Botëror duke e humbur edhe një penallti në barazimin (1-1) kundër Islandës.

(Foto: Getty Images)

Gjatë 14 sezoneve te Barcelona, ai ka fituar 32 tituj dhe pesë Topa të Artë, mirëpo të njëjtin sukses nuk e ka pasur me përfaqësuesen e Argjentinës.

"Shumë lojtarë i kujtojmë si të mëdhenj, përkundër se nuk e kanë fituar Kupën e Botës".

lexo po astu

"Messi është lojtar fantastik. Më pëlqen ta shoh duke luajtur dhe është një njeri shumë i mirë. E meriton ta fitojë Kupën e Botës".

(Foto: Getty Images)

"Nëse e fiton është lojtar i madh, por ai është lojtar i madh edhe nëse nuk e fiton".

"Sa lojtarë të mëdhenj nuk e kanë fituar? Nuk mbaj mend që Johan Cruyff apo (Michel) Platini e kanë fituar", ka deklaruar Crespo për BBC Sport.

Turneu i sivjetmë në Rusi është i katërti në karrierën e Messit. Në vitet 2006 dhe 2010, Argjentina luajti deri në çerekfinale, ndërsa në vitin 2014 luajti në finale ku u mposht nga Gjermania. /Telegrafi/