Please enter at least 3 characters.

COVID-19 në Kosovë, 315 raste aktive dhe rreth 777 mijë të vaksinuar me dozën e dytë

2021/04/Laboratoret-per-COVID-19-ne-IKSHPK-foto-Ridvan-Slivova-35.jpg

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri total i rasteve aktive me COVID-19 është 315.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,954, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga ky virus kanë vdekur 2,989 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1,978 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 653 mijë 823 doza të vaksinës.

Deri më sot 776 mijë 653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/