Please enter at least 3 characters.

COVID-19: Italia regjistron mbi 19,000 raste të reja

2020/10/2890443d601d303731f47eb7ade71857-e1603479854241.jpg
539:"Personale sanitariocon il volto coperto da una mascherina sanitaria cammina nell'ospedale allestito alla fiera di Bergamo per accogliere i primi pazienti colpiti dal Coronavirus, Bergamo, 6 aprile 2020. Stamane le ultime 'prove' per verificare ancora una volta la funzionalità dei percorsi dei malati e delle attrezzature. Il presidio ospedaliero avanzatosarà operativo con circa 35 posti letto per poi gradualmente andare a regime. I posti complessivi sono 142 di cui la metà di terapia intensiva e sub-intensiva. ANSA/STEFANO CAVICCHI
4:"ANSA

Ministria e shëndetësisë tha të premten se rritja e rasteve me COVID-19 është akoma në rritje në Itali, me 19,143 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo rritje dallon nga 16,079 raste të reja sa ishin të enjten.

Ministria tha se 182,032 teste për COVID-19 janë bërë në 24 orët e fundit, niveli më i lartë që nga fillimi i urgjencës së coronavirusit.

Ajo tha se 91 të sëmurë nga COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, nga 136 të enjten.

Kështu, numri i të vdekurve në Itali nga coronavirusi tani qëndron në 37.059.

Ministria bëri të ditur se 186,002 njerëz janë aktualisht pozitivë, 16,700 më shumë.

Numri i të rikuperuarve u rrit për 2,352 në 261,808, ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara, përfshirë të vdekurit, të rikuperuarit dhe aktualisht pozitivë, është 484,869. /Telegrafi/