Courtois e informon Realin se dëshiron të shkojë në Bernabeu
268:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 05: Thibaut Courtois of Chelesa throws the ball during the UEFA Champions League group C match between Chelsea FC and Atletico Madrid at Stamford Bridge on December 05, 2017 in London, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
(Foto: Getty Images)
(Foto: Getty Images)
12:"Getty Images
28/12/2017
Kampi i Thibaut Courtois e ka informuar Real Madridin se ai dëshiron të kalojë në Santiago Bernabeu - njofton AS.
Portieri i Chelseat ka marrëveshje me Blutë edhe 18 muaj dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg Stamford Bridge.
Los Blancos janë të interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit dhe tashmë edhe portieri është gatshëm të ndërrojë ambient.
Courtois është pjesë e Chelseat nga viti 2011 kur u transferua nga Genku.
Mirëpo, ai ka luajtur në Spanjë si huazim te Atletico Madridi deri në vitin 2014 kur Blutë e kthyen.
Antonio Conte tashmë e ka bërë listën me portierët e preferuar në rast të largimit të Courtois.
Sergio Rico (Sevilla) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid) janë në krye të kësaj liste. /Telegrafi/


