Please enter at least 3 characters.

Coronavirusi dhe moti i freskët nuk ndalin pushuesit nga Kosova, dynden drejt bregdetit shqiptar

2020/07/640-0-5f135b883a490.png

Një fluks i madh i qytetarëve nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.

Edhe pse moti nuk ka qenë i qëndrueshëm, apo dhe situata e vështirë në të cilën ndodhen dy vendet për shkak të COVID-19, kjo nuk i ka ndalur aspak turistët kosovarë të vijnë drejt brigjeve shqiptare.

Siç shihen në foto, kolonë e madhe veturash presin të futen në pikën kufitare të Morinës.

Vetëm në dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë.

Policia kufitare, e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

Ndryshe nga Maqedonia Veriore, qytetarët nga Kosova nuk kanë nevojë për ndonjë test negativ të COVID-19, për t'u futur në Shqipëri.