Copa America: Kili në gjysmëfinale
Ishte mbrojtësi i djathtë Mauricio Isla ai që shënoi golin e vetëm të takimit, nëntë minuta para fundit të kohës së rregullt.
Isla dërgoi një goditje të ulët në këndin e golit, që përfundoi në rrjet dhe që vulosi fatin e takimit, në të cilin Edinson Cavani dhe Jorge Fucile të dy u përjashtuan me nga dy kartonë të verdhë.
Në anën tjetër edhe dyshja mbrojtëse uruguaiane, Diego Godin dhe Jose Gimenez ishin të pathyeshëm deri në momentin e golit.
Takimi u shoqërua me shumë momente të acaruara me tre kartonë të kuq për Uruguain, dy për lojtarë dhe një për trajnerin.
Fillimisht ishte Edinson Cavani ai që u përjashtua, para se atij t’i bashkohet edhe Fucile, derisa në tribuna u dërgua edhe trajneri Oscar Tabarez.
Në gjysmëfinale Kili do të përballet me fituesin e takimit Bolivi-Peru, që zhvillohet të hënën. Kujtojmë se në fazën e grupeve Kili mposhti Bolivinë me rezultat 5-0. /Telegrafi/


