Please enter at least 3 characters.

Conte shpallet trajneri i vitit nga shoqata e trajnerëve

2017/05/antonio-conte.jpg

Bosi i Chelseat, Antonio Conte, ka arritur të fitojë çmimin kryesor që ndahet nga Shoqata e Trajnerëve të Ligës Premier.

Italiani ishte emëruar si menaxheri i vitit nga kjo shoqatë dhe menaxheri i vitit nga Liga Premier pasi arriti të fitojë titullin me Blutë në sezonin e parë të tij në Stamford Bridge.

Menaxheri i Brightonit, Chris Houghton fitoi çmimin e menaxherit të vitit në Championship pasi udhëhoqi skuadrën e tij drejt promovimit në Ligën Premier.

Chelsea i Antonio Contes që fitoi një rekord prej 30 ndeshjesh në Ligën Premier mund të kompletojë fitimin e titullit të dytë të shtunën kur skuadra e tij luan ndaj Arsenalit në finalen e FA Cup. /Telegrafi/