Please enter at least 3 characters.

Conte pëlqen Dani Alvesin, Interi synon transferimin e tij

2019/06/Dani-Alves-Brazili.jpg
272:"SAO PAULO, BRAZIL - JUNE 22: Dani Alves of Brazil celebrates after scoring the fourth goal of his team during the Copa America Brazil 2019 group A match between Peru and Brazil at Arena Corinthians on June 22, 2019 in Sao Paulo, Brazil. (Photo by Buda Mendes/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi thuhet se është i interesuar të nënshkruajë me ish-mbrojtësin e djathtë të Barcelonës dhe Juventusit, Dani Alves, i cili është në dispozicion si lojtar i lirë.

Sipas gazetës France Football, trajneri i ri i Interit, Antonio Conte, ka kërkuar Alvesin pasi ai do të përshtatej pa problem në formacionin e tij 3-5-2.

36-vjeçari do të largohet nga Paris Saint-Germain pasi kontrata e tij të skadojë në fund të muajit pas dy sezoneve në kryeqytetin francez.

Mediumi francez argumenton se Serie A mund të jetë tërheqëse për lojtarin edhe pse ai tashmë e ka kaluar sezonin 2016-17 te Juve, ku fitoi Scudetton dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Nerazzurët do të përballen me konkurrencë nga Borussia Dortmund, Manchester City dhe klubet kineze.

Edhe ish-klubi i tij, Barcelona është lidhur me rikthimin e mbrojtësit brazilian, i cili ka fituar gjithçka sa ishte në Camp Nou. /Telegrafi/