Please enter at least 3 characters.

Conte nuk e do, Nainggolan pritet të largohet nga Interi

2019/06/Nainggolan-14.jpg
244:"NAPLES, ITALY - MAY 19: Radja Nainggolan of FC Internazionale stands disappointed during the Serie A match between SSC Napoli and FC Internazionale at Stadio San Paolo on May 19, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi thuhet se e ka futur në listën e largimeve mesfushorin Radja Nainggolan, preferenca e të cilit është kthimi te Roma.

Sipas mediumit italian Corriere della Sera, Inter e ka vënë Nainggolanin në shitje për shkak të rekomandimit të trajnerit Antonio Conte.

Kjo është një zhvillim i habitshëm, duke pasur parasysh se Conte u përpoq të nënshkruante me belgun kur ishte në krye të Chelseat.

Gazeta vazhdon të shpjegojë se 31-vjeçari dëshiron të ri-bashkohet me Romën, por që Nerazzurrët nuk do ta shesin për më pak se 29 milionë euro.

Interi ka paguar 24 milionë euro për Nainggolan verën e kaluar, me Davide Santon dhe Nicolo Zaniolo gjithashtu pjesë e shkëmbimit.

Nainggolan nuk ka bindur te Interi (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, lëndimet dhe mungesa e formës e kanë kufizuar ish-yllin e Cagliarit në vetëm 22 Serie A dhe shtatë gola në të gjitha garat.

Nga ana tjetër, ai shënoi 33 herë dhe siguroi 29 asistime në 203 paraqitje për Giallorossët. /Telegrafi/