Please enter at least 3 characters.

Conte: Jemi përmirësuar, por duhet më shumë intensitet

2019/07/GettyImages-1163969092.jpg
271:"NANJING, CHINA - JULY 24: Antonio Conte head coach of FC Internazionale reacts during the International Champions Cup match between Juventus and FC Internazionale at the Nanjing Olympic Center Stadium on July 24, 2019 in Nanjing, China. (Photo by Yifan Ding/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se skuadrës së tij i duhet më shumë intensitet dhe të mërzioten nga humbjet. 

Nerazzurrët ishin në epërsi pas autogolit të Matthijs de Ligt, ndërsa Cristiano Ronaldo e barazoi rezultatin në 1-1 nga goditja e dënimit, për të fituar pastaj Juve me penallti.

“Mendoj se ka përmirësime prej ndeshjes me Manchester United”.

Maurizio Sarri e Antonio Conte. (Photo by Fred Lee/Getty Images)

"Gjëja e rëndësishme është që intensiteti po futet në mendjet e lojtarëve. Ne duhet të luajmë futboll intensiv dhe bëjë presion te kundërshtari. Kur ne e kemi topin, ne përpiqemi të finalizojmë idetë tona”.

"Unë duhet ta konsideroj veten shumë të lumtur me rezultatin, sepse unë kam një grup lojtarësh që punojnë shumë. Duke thënë këtë, ne kemi humbur me penallti dhe duhet të jemi gjithmonë të inatosur me humbje, edhe nëse është në një ndeshje miqësore”.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Fred Lee/Getty Images)

"Kjo duhet të jetë ndjenja, si te stafi, lojtarët dhe drejtorët”, ka thënë Conte. /Telegrafi/