Please enter at least 3 characters.

Conte: Interi dëshiron të shkojë deri në fund

2020/08/Antonioconteleverkusen-2-e1597127797463.jpg
295:"DUESSELDORF, GERMANY - AUGUST 10: Antonio Conte, Manager of Inter Milan celebrates at full time of the UEFA Europa League Quarter Final between FC Internazionale and Bayer 04 Leverkusen at Merkur Spiel-Arena on August 10, 2020 in Duesseldorf, Germany. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Antonio Conte e ka bërë të qartë se Interi e dëshiron trofeun e Ligës së Evropës këtë edicion.

Nerazzurrët u kualifikuan në gjysmëfinale të garës së dytë evropiane për kah rëndësia, pas fitores prej 2-1 kundër Bayer Leverkusenit.

Në fazën tjetër (më 17 gusht), zikaltrit do të luajnë me fituesin e duelit ndërmjet Shakhtar Donetsk dhe FC Basel, ndërsa kjo është gjysmëfinalja e parë e rëndësishme që nga tripleta e vitit 2010.

(Foto: Martin Meissner/Pool via Getty Images/Guliver)

“Jemi shumë të kënaqur, sepse ishte një paraqitje vërtet e mirë. Ishim përgatitur, asnjëherë nuk e lejuam Leverkusenin të luante me komoditet, e bëmë atë që e ushtruam në stërvitje”.

“Kemi një mundësi që të luajmë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, prandaj jemi të kënaqur, megjithatë që nesër do t’i nisim përgatitjet për gjysmëfinale”.

“Duam ta arrijmë maksimumin. Duam të shkojmë deri në fund”, ka deklaruar Conte për Sky Sport Italia. /Telegrafi/