Please enter at least 3 characters.

Conte interesohet për transferimin e Matuidit te Interi

2019/08/matuidi.jpg
258:"TURIN, ITALY - MAY 19: Blaise Matuidi of Juventus celebrates during the awards ceremony after winning the Serie A Championship during the Serie A match between Juventus and Atalanta BC on May 19, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Blaise Matuidi është njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori francez nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të ri Maurizio Sarri dhe i është dhënë drita e gjelbër për tu larguar.

Ylli i Zonjës së Vjetër mund të mbetet së paku edhe për një vit tjetër në Serie A, por duke ndërruar skuadër.

Inter është skuadra që ka shprehur interesim për transferimin e Matuidit.

Trajneri Antonio Conte e vlerëson lartë francezin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij në Meazza.

Inter synon huazimin e lojtarit me të drejtë blerje pas një viti.

Kujtojmë që interesim për 32-vjeçarin kanë shprehur edhe skuadrat franceze si PSG, Monaco dhe Olympique Marseille. /Telegrafi/