Please enter at least 3 characters.

Constant: Ta rrëzojmë Napolin në tokë

2016/01/f.0920101531546_m.jpg

Napoli ka katër fitore nga katër ndeshjet e para të sezonit, tre në Serie A dhe të fundit në Ligën e Kampionëve. Por Constant mendon se Rossonerët janë në gjendje t’i japin fund serisë së fitoreve të rivalit, në derbin e të dielës në Serie A.

“Napoli e ka filluar sezonin e Serie A shumë mirë dhe ata fituan ndaj Borussia Dortmund po ashtu. Megjithatë, ne do të përpiqemi të tregojmë se jemi ekip më i mirë”.

“Ne duhet të punojmë mirë në disa ditët e ardhshme para ndeshjes së të dielës. Ne duhet të jemi të gatshëm për të dhënë gjithçka, pavarësisht prej kundërshtarit”, ka thënë Contanst. /Telegrafi/