Please enter at least 3 characters.

Coinbase kërkon të licencohet si broker

2018/04/coinbase.jpg
634:"PARIS, FRANCE - FEBRUARY 12: In this photo illustration, the Coinbase cryptocurrency exchange application is seen on the screen of an iPhone on February 12, 2018 in Paris, France. Founded in June of 2012, Coinbase is a digital currency wallet and platform where merchants and consumers can transact with new digital currencies like bitcoin, ethereum, and litecoin. The company is based in San Francisco, California generated in 2017 a record turnover of one billion dollars (about 810 million euros) with exceptional trading volumes, which made it the most downloaded mobile app on iOS last December. (Photo by Chesnot/Getty Images)
12:"Getty Images

Kompania me seli në San Francisco që një prej platformave më të mëdha në botë të këmbimit e kriptovalutave Coinbase, kërkon të regjistrohet pranë Komisionit Amerikan të Bursave (SEC) si një firmë broker e licencuar.

Sipas Wall Street Journal, përcjell Telegrafi, aktualisht kompania vlerësohet me 1.6 miliard dollarë.

Një lëvizje e tillë do t'i jepte qasje Coinbase në tokenët e rinj dixhital, por gjithashtu do të inkurajonte bursa të tjera të ndiqnin të njëjtat hapa dhe sa i përket qëndrimit të SEC-ut ende nuk ka vendosur sesi do të përcaktojë kriptovalutat.

Mirëpo, ky autoritet ka rekomanduar ndjekjen e testit Howey, krijuar nga Gjykata Supreme në vitin 1946 për të përcaktuan nëse një aset dixhital mund të konsiderohet si mjet financiar jo-konvencional dhe t'u nënshtrohet rregulloreve të stoqeve dhe bonove.

Aktualisht kompania ka një politikë për listimin vetëm të aseteve që i gjykon të qëndrueshme dhe nuk janë subjekt luhatjesh në vlerë.

Nëse Coinbase licencon aktivitetin si broker, do të lejohet vetëm të ofrojë asete dixhitale të regjistruara pranë SEC-ut. /Telegrafi/