Please enter at least 3 characters.

Çmimet e derivateve, nafta bie për një cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 12 maj.

Sipas vendimit, nafta të martën do të jetë 1.60 euro për litër, benzina 1.50 euro, ndërkaq gazi 0.78 euro për litër.

Krahasuar me çmimet e së hënës, nafta është liruar për 1 cent, gazi për 1 cent, ndërkaq benzina ka mbetur njëjtë.

Ky vendim hyn në fuqi në ora 10:00 dhe vlen 24 orë. /Telegrafi/