Çmimet e derivateve, lirohet nafta dhe benzina
29/05/2026
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e reja të derivateve për datën 29 maj.
Çmimet maksimale të lejuara për të premten janë: nafta 1.55 euro për litër, çmim ky më i lirë për tre cent krahasuar me të enjten, që ishte 1.58 euro.
Benzina sot është 1.49 euro për litër. Po ashtu çmimi i benzinës sot është 3 cent më lirë se të enjten, që ishte 1.52 euro për litër.
Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 0.74 euro për litër.
Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë. /Telegrafi/


