Please enter at least 3 characters.

Club Brugge shpallet zyrtarisht kampion i Belgjikës

2020/05/1589562149_247828_1589562227_noticia_normal.jpg

Club Brugge është shpallur zyrtarisht kampion i Belgjikës të premten, pasi Pro League e konfirmoi vendimin e muajit të kaluar për të ndërprerë sezonin.

Brugge kishte një epërsi të madhe prej 15 pikë dhe do të zërë një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Ky është titull i 16-të për klubin dhe i treti në pesë sezonet e fundit.

Belgjika ishte vendi i parë në Evropë që përfundoi sezonin në futboll vetëm disa javë pas pezullimit në mes të marsit.

Në anën tjetër, vendi i fundit në renditje Waasland-Beveren do të bie nga liga. /Telegrafi/