Please enter at least 3 characters.

Cllevio vazhdon të ndodhet prapa grilave, nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram thuhet se po keqtrajtohet gjatë paraburgimit në Fier

2022/06/collage-1-12-scaled.jpg

Reperi Cllevio është kthyer në një nga personazhet më të komentuar gjatë kësaj kohe për shkak të përleshjes që pati me Rigels Rajkun - Noizyn.

I njëjti është arrestuar këtë javë pasi theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’.

Së fundmi, në profilin zyrtar të Instagramit të Kleviol Ahmetit (emri i vërtetë) është publikuar një reagim duke thënë se po keqtrajtohet në paraburgimin në Fier.

Përleshja fizike e Noizyt dhe Cllevios

Ai tutje thuhet se është në grevë urie për katër ditë si dhe mes tjerash nuk i jepet mjekim.

Postimi i plotë i publikuar ditën e sotme (e shtunë) në Instagramin e Cllevios:

“Me urdhër të Arjan Hasanit, Fatos Likës dhe shefit të regjimit Mato, Kleviol Ahmetaj po keqtrajtohet në paraburgimin e Fierit.I burgosuri është me të vjella. Në grev urie për rreth katër ditë dhe nuk i jepet mjekim.Çdo gjë është e faktuar në regjistrin e burgut.Dhoma në të cilën qëndron është në kushte mizerabel. Asnjë trajtim shëndetësor në gjendjen në të cilën ai ndodhet.Nuk i jepet mundësia të ankohet në asnjë institucion.SH.K.B.Ministria e DrejtësisëGjykata e Krimeve të RëndaDuhet të ndërhyjnë në lidhje me këtë çështje”. /Telegrafi/