Please enter at least 3 characters.

City nuk gabon ndaj Tottenhamit, një hap larg titullit

2018/04/Raheem-Sterling-man-City.jpg
135:" during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Manchester City at Wembley Stadium on April 14, 2018 in London, England.
15:"Catherine Ivill

Manchester City i është kthyer fitoreve, këtë herë nuk gaboi në Ligën Premier ndaj Tottenham duke fituar me rezultat 1-3.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte dukshëm më e mirë dhe ishte një fitore e merituar.

Goli i parë në takim erdhi nga Gabriel Jesus në minutën e 22-të, pastaj Ilkay Gundogan shënoi nga pika e bardhë në minutën e 25-të.

(Foto: Getty Images)

Vendasit shënuan me anë të Christian Eriksen në minutën e 42-të dhe me rezultatin 1-2 përfunduan 45 minutat e parë.

City e filloi edhe pjesën e dytë më shumë raste, Jesus (64', 72'), ndërsa Sterling shënoi golin e qetësisë në minutën e 72-të.

(Foto: Getty Images)

Pas kësaj fitore Man City vazhdon në vendin e parë me 87 pikë, 20 pikë më shumë se Spurs në pozitën e katër.

Në rast se Manchester Unitedi humbet ndaj WBA të dielën, atëherë titulli është i Cityt.

Ndeshja e ardhshme e ekipit të Guardiolas është kundër Swanseas, ndërsa Tottenhami udhëton te Brighton. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6htiie