City kryen detyrën ndaj WBA-së, pothuajse siguron Ligën e Kampionëve (Video)
16/05/2017
Manchester City ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 kundër WBA-së.
Skuadra e Guardiolas e nisi shumë mirë takimin duke kërkuar golin nga fillimi.
Nuk vonoi shumë edhe erdhi goli i epërsisë.
Gabriel Jesus arriti të shënojë gol nga afërsi në minutën e 27-të.
Po qytetarët nuk u ndalën dhe menjëherë pas dy minutash ngritën epërsinë në 2-0 me golin e belgut De Bruyne.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ku City e menaxhoi mjaftë mirë.
Pjesën e dytë City e gjeti edhe golin e tretë që praktikisht ia siguroi fitoren
Yaya Toure shënoi në minutën e 57-të.
Hal Robson-Kanu shënoi në minutën e 87-të golin e nderit për mysafirët.
Ciy mban pozitën e dytë me 75 pikë, dy më shumë se Liverpooli dhe tri më shumë se Arsenali. /Telegrafi/


