Please enter at least 3 characters.

City ka gati 50 milionë euro për mesfushorin portugez

2017/02/manchester-city-champions-league_1wopm58mvp89h1pa4lpzi6mfld.jpg

Manchester City është në kërkim të një mesfushori gjatë afatit kalimtar të verës.

Pep Guardiola dëshiron ta përtërijë skuadrën e tij ndërsa priten disa largime.

Me gjermanin Ilkay Gundogan që po ka probleme me lëndime, Guardiola ka kthyer sytë nga mesfushori portugez, William Carvalho.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja portugeze ‘ABola’, City është e gatshme ta paguajë klauzolën e lojtarit për transferimin e tij në verë.

Sporting Lisbona i ka caktuar një klauzolë largimi prej 50 milionë eurove dhe City është e gatshme ta shpenzojë këtë shumë për reprezentuesin portugez.

24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2020 me gjigantin e Portugalisë, Sporting Lisbonën.

Kujtojmë që për lojtarin në garë janë edhe dy skuadrat tjera angleze, Liverpool dhe Arsenal. /Telegrafi/