Please enter at least 3 characters.

Çiklisti goditet për vdekje nga një veturë në Lluga të Podujevës

2024/07/3445456.jpg

Vetura ka goditur një çiklist të dielën në fshatin Lluga të Podujevës - si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se viktima që po lëvizte me biçikletë, u godit për vdekje nga një automjet në lëvizje.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje", deklaroi Ahmeti.

Tutje tha se aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku./Telegrafi/