Please enter at least 3 characters.

Çifti që po përshkon botën me jet-ski ndalet në brigjet shqiptare, do nisen në Mal të Zi

Mbi një jet-ski, një profesionist gjerman marketingu, 33 vjeç, Kevin Neubeck dhe shoqja e tij Felipa Costilla nga Qipro po udhëtojnë rreth botës pa qenë profesionistë, duke sfiduar dallgët dhe distancat, shpesh dhe në shoqërinë e delfinëve.

Kjo aventurë e pazakontë ka mbërritur edhe në brigjet shqiptare. Pas Vlorës, ndalesa e radhës janë brigjet e Kavajës e Durrësit.

“Gjithmonë kam dashur të udhëtoj në botë me një udhëtim të vetëm të pandërprerë, të pazakontë. Një shok nuk ma dha jetski-në e vet, sepse e dinte që jam i çmendur. Kështu vendosa ta blej të përdorur dhe ja ku jam.. Kemi bërë mbi 5 000 km. Më kishin thënë të kem kujdes në Shqipëri, se ka rrezik, mafie, pisllëk. Por ajo që gjetëm është krejt tjetër, vetëm mirësi”, tha Kevin Neubeck.

“Njerëzit janë shumë mikpritës, ushqimi dhe vendi janë të mrekullueshëm”, tha Felipa Costilla. Përtej aventurës në të cilën i shoqëron edhe qeni i tyre, Shqipëria është kthyer në një ndalesë emocionale për ta. Pavarësisht pritshmërive të pakta thonë se janë ndihmuar përgjatë bregdetit shqiptar, më shumë se në çdo vend tjetër ku kanë ndaluar.

“Kemi ditë në brigjet shqiptare dhe nuk kemi paguar pothuajse asgjë. Na kanë ndihmuar me karburant dhe akomodim. Është një përvojë e paharrueshme”, shtoi Neubeck. Edhe pse po përgatiten të vijojnë drejt Malit të Zi, Shqipëria mbetet një nga ndalesat më të veçanta të kësaj aventure mbi jet ski, një vend ku thonë se do të kthehen sërish shumë shpejt. /Tch/

- YouTubewww.youtube.com