Please enter at least 3 characters.

Chilwell objektivi kryesor i Chelseat për afatin kalimtar të janarit

2019/12/GettyImages-1182080250.jpg
272:"LEICESTER, ENGLAND - OCTOBER 19: Ben Chilwell of Leicester City acknowledges the fans following the Premier League match between Leicester City and Burnley FC at The King Power Stadium on October 19, 2019 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea do të mund të bëjë transferime në janar, pasi i është zbutur dënimin nga FIFA.

Skuadra londineze synon që ta përforcojë repartin e mbrojtjes dhe objektivi ka emrin Ben Chilwell.

Mbrojtësi i majtë i Leicester Cityt po kalon nëpër një formë fantastike dhe është bërë lojtar i rëndësishëm edhe për Kombëtaren angleze.

Kësisoj londinezët po synojnë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit, pasi trajneri Frank Lampard nuk është i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion për atë pozitë.

Ben Chilwell. (Photo by Naomi Baker/Getty Images)

Emerson Palmieri po ka probleme me lëndime, ndërsa Lampard nuk po llogarit në spanjollin Marcos Alonso.

Mediat angleze kanë raportuar se klubi londinez do të bëjë një ofertë prej 75 milionë eurove për transferimin e Chilwellit në Stamford Bridges.

Gjithashtu për repartin defensivë skuadra e drejtuar nga Frank Lampard pritet të përforcohet edhe me qendërmbrojtësin holandez Nathan Ake. /Telegrafi/